Vëllazërimi mundi Teteksin, Gostivari ende në mesin e të gjallëve

Skuadra e Vëllazërimit të Kërçovës ua ka vështirësuar punët futbollistëve të Teteksit të cilët para kësaj ndeshje ishin favorit për Ligën e Parë, ndërsa tani e kanë në dyshim edhe pozitën e tretë për të luajtur ndeshjen e balotazhit për Ligën e Parë. Vëllazërimi ka shënuar fitore me shumë vlerë duke shënuar vetëm një gol në minutën e 62-të, me anë të Agron Zeqirit. Kërçovarët dominuan gjatë gjithë ndeshjes dhe kishin shumë raste për shënim, ndërsa ka mjaftuar edhe ky gol për tu dhënë shpresa që nëse ndeshjen e fundit ndaj Pobedës arrijnë të bëjnë mrekullinë, e Teteksi të dështojë ndaj Makedonia Gj.P, atëherë të sigurojë dhe vendin e tretë, por kjo është matematikë që vështirë se mundë të ketë rezultat të këtillë.

Gostivari edhe më tutje ka shanse teorike për të mbetur në pozitën që do ti mundësonte balotazh. Në ndeshjen e fundit të përzgjedhurit e trajnerit Mensur Jakupi e kanë mundur Kozhifin e fundit me vetëm nj gol, ndërsa autor ishte Marjan Bilbilovski në atë të 54-të. Por edhe Gostivari ka një mision thuajse të pamundur, pasi konkurrenti kryesor Euromilku do të luajë në ndeshjen e fundit ndaj Kozhufit që moti ka siguruar statusin e ekipit që do të garojë në Ligën e Tretë, ndërsa Gostivari në javën e fundit luan kundër Lubancit që ka siguruar së paku balotazhin.

Skuadra e Makedonija Gj.P., është ekipi i dytë që ka siguruar që vitin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Parë, së bashku me Pobedën.

Tabela

Në javën e fundit që luhet të shtunën me  (14.05.2016) në orën 16:30, takohen: Euromilku – Kozhuf (Miravci), Gostivari – Lubanci, Pelisteri – “Skopje”, Pobeda – Vëllazërimi, Teteksi – Makedonija Gj.P /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button