fbpx

Kallëzim për ministrin belg: duhet të përgjigjet për komentet antimuslimane

Ministri i Brendshëm belg, Jan Jambon, do duhet të përgjigjet ligjërisht për komentet e tij pas ngjarjeve të marsit në Bruksel.

Një grup qytetarësh belgë kanë paraqitur një kallëzim për ministrin, duke kërkuar nga organet kompetente belge që ai t’i provojë akuzat, ose të kërkojë falje e të vuajë pasojat.

Në një intervistë për një të përditshme blege, De Standaard, të botuar më 16 prill, Jambon ishte shprehur mes të tjerash, “Një pjesë e rëndësishme e bashkësisë muslimane hodhi valle kur ndodhën ngjarjet.”

Ministri u referohej sulmeve terroriste të 22 marsit në Bruksel, por pa i cituar ekskluzivisht.

Zyrtari i lartë i qeverisë belge do ta mbronte deklarimin e tij në parlament, por pavarësisht kërkesës së deputetëve, nuk do të jepte prova në mbështetje të fjalëve të tij.

Ai është akuzuar për diskriminim nga qytetarë belgë, muslimanë e të krishterë, të mbledhur te Pallati i Drejtësisë para dorëzimit të kallëzimit.

Një juriste, një prej organizatorëve, Marie Pierre, do të thoshte se komentet e ministrit të Brendshëm i shërbejnë vetëm rritjes së tensionit në shoqëri.

“Nuk e pranojmë këtë. Nuk është normale. Puna e një ministri të Brendshëm është të garantojë sigurinë. Por këto fjalë rrisin tensionin në shoqëri.”

“Ndonëse nuk jam musliman,” do të deklaronte një tjetër, “nuk pajtohem me të. Ne duam që t’i marrë fjalët prapa, ose të kërkojë falje.”

Politikanë muslimanë në Belgjikë gjithashtu i kanë dënuar komentet e ministrit, mes të cilëve njëri është shprehur se, “Nuk është e hijshme për dikë në pozitën e ministrit të Brendshëm t’i stigmatizojë muslimanët.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close