PL: Për datën e zgjedhjeve të diskutohet pas plotësimit të kushteve

Partia Liberale mbetet në qëndrimin se nuk do të legjitimoj zgjedhje jo kredibile më 5 qershor, ndërsa për datën mund të diskutohet vetëm pas përmbushjes së kushteve, kështu ka përfunduar Komiteti ekzekutiv i partisë në mbledhjen e mbrëmshme, transmeton Portalb.

“Më 18 mars partia jonë tha se nuk ka kushte për zgjedhje, dhe se duhet të tërhiqet vendimi i Ivanovit për abolim dhe të thirret Kuvendi për shfuqizimin e vendimit për shpërndarjen e tij”, thuhet në kumtesën e partisë.

Nga aty thonë se përmbushja e këtyre kushteve nuk është çështje e bisedimeve, por pikënisje për tu krijuar një koncept dhe dinamikë në aplikimin e rekomandimeve të dala nga Raporti i Pribe-s.

“Partia Liberale kërkon që bisedimet të ndryshojnë format (të përfshihen edhe shoqëria civile dhe partitë jashtë parlamentare), paralelisht me faktorin ndërkombëtarë”.

Ata kujtojnë se Partia Liberale do të vazhdojë t’i përkrahë protestat qytetare./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button