Erdogan: Për ndërtimin e drejtësisë globale kemi nevojë për bashkëpunim

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në fjalën e mbajtur në darkën gala të Kongresit të Unionit të Autoriteteve të Larta të Gjyqësorit Administrativ Ndërkombëtar i cili u zhvillua në rezidencën Dolmabahçe në Stamboll, ka theksuar se drejtësia në ditët e sotme është një prej çështjeve ku ndihet nevoja dhe që ka më shumë mangësi në nivel global. Ai u shpreh se: “Natyrisht që ne jemi të vetëdijshëm se prej një shekulli në botë janë shënuar progrese të madha në të gjitha fushat, por pavarësisht të gjitha risive, zhvillimeve dhe revolucioneve në fushën e teknologjisë, fatkeqësisht bota jonë nuk është kthyer, nuk ka mundur të bëhet një vend më i drejtë, më i qetë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjithashtu ka pohuar se “rrethi i drejtësisë, bashkë me qasjen e shtetit të përhershëm është edhe një busull e stilit të qeverisjes dhe të politikës tonë. Me këtë qasje në reformat që kemi zbatuar që nga viti 2002 dhe në të gjitha rregulloret sociale, politike, ekonomike kemi bërë përpjekje për mbikëqyrjen e departamentit të drejtësisë. Por fatkeqësisht në çdo fazë kanë dalë, janë vendosur pengesa përpara punimeve tona për të eliminuar padrejtësitë”.

Teksa ka theksuar se në Siri çdo ditë bombardohen qytetet me armët më moderne, masakrohen njerëzit, Erdoğan, ka vënë në dukje se si rezultat i sulmeve të regjimit dhe mbështetësve të tij kanë humbur jetën afërsisht 600 mijë njerëz, dhe se 12 milionë të tjerë kanë mbetur të detyruar të braktisin vendbanimet e tyre.

Ai ka shtuar më tej se këto njerëz të cilët largohen nga konfliktet duke u përballur me urinë, duke rrezikuar jetët e tyre nëpër gomone kërkojnë për veten dhe fëmijët e tyre një vend më të sigurtë dhe një jetë më të mirë, ku dhe një pjesë e tyre gjatë këtyre përpjekjeve kanë përfunduar rrugëtimin e tyre duke u mbytur në Detin Egje dhe në Mesdhe.

“Deri tani numri i refugjatëve që Turqia ka mbledhur nga detet ka arritur në 110 mijë. Pavarësisht kësaj pamjeje që të ther në shpirt, institucionet që janë përgjegjëse për të vendosur drejtësinë globale ndodhen në një ndalesë dhe në një ngërç të madh. Më besoni se shqetësimet e interesit kanë dalë përpara jetës. Prandaj ne duke u shprehur se “bota është më e madhe se pesëshja “, tërheqim vëmendjen për padrejtësinë në strukturën e Këshillit të Sigurisë së OKB-së”.

– “Për ndërtimin e drejtësisë globale kemi nevojë për bashkëpunim”-

Erdoğan ka theksuar se transformimi i drejtësisë në një koncept të zbrazët është kërcënimi më i madh për të ardhmen e njerëzisë.

“Në reformat që kemi zbatuar që nga viti 2002 dhe në të gjitha rregulloret sociale, politike, ekonomike kemi bërë përpjekje për mbikëqyrjen e departamentit të drejtësisë. Por fatkeqësisht në çdo fazë kanë dalë, janë vendosur pengesa përpara punimeve tona për të eliminuar padrejtësitë. Një prej këtyre pengesave është terrorizmi. Organizata separatiste terroriste kryesisht në lindje dhe juglindje të vendit ka bërë çdo gjë për të sabotuar investimet tona në infrastrukturën e rajonit. Organizata terroriste edhe në ditët e sotme në çdo moment kur gjen mundësinë vazhdon të djegë shkollat, ndërtesat publike, të shkatërrojë xhamitë, spitalet dhe bizneset. Gjithashtu edhe një bandë tjetër kryesisht me anë të njerëzve që ka infiltruar brenda në gjyqësor ka sulmuar shtetin dhe popullin e saj”, u shpreh Erdoğan.

Erdoğan ka theksuar se “për ndërtimin e drejtësisë globale është i nevojshëm bashkëpunimi dhe se autoritetet e gjyqësorit administrativ do të japin kontribute dhe mbështetje të rëndësishme”. Gjithashtu Erdoğan ka shprehur urimet për suksese të mëtejshme në përpjekjet për një botë më të drejtë, më të bukur dhe më të sigurtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button