Qeveria greke planifikon ta mbyllë Idomenin deri më 30 maj

Greqia planifikon zhvendosjen e refugjatëve, fshirjen dhe mbylljen e plotë të kampit në Idomeni deri në fund të muajit maj. Ministri grek për Emigrim, Janis Muzallas, këtë plan e ka bartur në bisedimet me policinë greke dhe me anëtarët e organizatave të ndryshme joqeveritare në Selanik, me të cilat ka pasur takim ditët e kaluara, transmeton Portalb.

Sipas gazetës “Etnos”, Muzallas, ka shpjeguar se janë të gatshëm që këtë ta bëjnë deri më 30 maj dhe atë në mënyrë jo të dhunshme. Plani është që nëse refugjatët refuzojnë të shkojnë në qendrat e organizuara të refugjatëve, autoritetet do t’i paralajmërojnë se nuk do t’u përditësohet leja gjashtëmujore për qëndrim, e cila merret në hyrje të shtetit në qendrat për regjistrim.

Sipas informatave, nëse refuzojnë të largohen nga Idomeni, refugjatët do të paralajmërohen se lejen për qëndrim mund ta përditësojnë vetëm nëse janë në qendra zyrtare të refugjatëve, ndërkaq në të kundërtën, pasi që t’u kalojë afati gjashtëmujor, do të jenë të rrezikuar që të arrestohen dhe burgosen për shkak të qëndrimit të ilegal në shtet, transmeton Portalb.

Kjo do të jetë trysnia e parë më serioze nga Greqia që po e bëjnë ndaj refugjatëve, sepse deri më tani autoritetet greke nuk arritën që t’i zhvendosin të njëjtët. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button