Një tradhti në horizont turbullon ҫiftin e famshëm të Hollywood-it

A është Brad Pitt tradhtar? Një raport i ri, i cili është bërë publik në mediat britanike rrëfen se aktori 52-vjeҫar e ka tradhtuar bashkëshorten e tij me një aktore tjetër me të cilin kanë luajtur në filmin “Five Seconds of Silence”. Bëhet fjalë për Marion Cotillard, një aktore shumë e bukur 40-vjeҫare me origjinë franceze.

Ndoshta të gjitha mund të jenë thashetheme, megjithatë nga sa thuhet në media, e gjithë kjo situatë është për faj të tij. 52-vjeҫari, gjatë xhirimeve të filmit ka qendruar shumë afër me Marion në skenat e xhirimeve në Angli. Edhe pse ka një grua të bukur, Brad duket se nuk i ka rezistuar dot tundimit të aktores 40-vjeҫare.

“Ka diҫka që po ndodh mes atyre të dyve (Brad dhe Marion)”- thotë një burim për revistën Star. “Ata kanë pasur një kimi me njëri-tjetrin qysh në fillim, ndaj edhe shumë njerëz besojnë se ata kanë “luajtur” edhe në jetën private.”

Për fat të keq, ky mund të jetë një problem serioz për Brangelina-n. Ndërsa burimi nuk raporton nëse Brad dhe Marion janë parë duke u puthur, nuk ka lënë pa përmendur faktin se dy aktorët kanë qenë shumë afër njëri-tjetrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button