Ata që postojnë “selfie” nga palestra kanë probleme psikologjike. Ja pse…

Shumë njerëz duan t’iu tregojë të tjerëve që kanë qenë në palestër me anë të selfie-ve që postojnë në rrjetet sociale. Sipas një studimi, kjo mund të jetë për shkak të një problemi psikologjik themelor që i bën ata të jenë të fiksuar pas selfie-ve.

Studimi i Universitetit Brunel zbulon se njerëzit të cilët mburren për palestrën, tentojnë të shfaqin tiparet narciste. Ky është një term që i referohet çrregullimit psikologjik, sipas të cilit njerëzit fillojnë të fitojnë kënaqësi nga vetëadmirimi. Zakonisht kjo sjellje ka si qëllim që të rrisë egon e personave në fjalë nëpërmjet komenteve dhe like-ve që “mbledhin”.

Mbi 500 përdorues të Facebook-ut morën pjesë në këtë studim dhe u zbulua se ata që pozojnë në palestër dhe marrin shumë like dhe komente në postimet e tyre, kanë dëshpërimisht nevojë për vëmendje. Zakonisht, këta persona gjithashtu i shoqërojnë fotot e tyre me statuse që lidhen me dietën, ushtrimet apo sugjerime për një jetë të shëndetshme.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button