“Skifterët” shqiptarë, dorëzohet Italia: Nuk e dimë cili është hajduti, janë shumë të ngjashëm (Foto)

Dy vëllezërit shqiptarë që u kapën në Itali dy vite më parë për disa vjedhje të kryera në Italinë Veriore, kanë vënë në vështirësi hetuesit pasi nuk arrijnë ta dallojnë se kush nga të dy është hajduti për shkak të ngjashmërisë së tyre.

Edmond dhe Eduard Trushi janë vëllezër binjakë, kanë të njëjtin model flokësh, të njëjtën gjatësi. Sipas hetuesve, deri tani është e pamundur identifikimi se kush është fajtor për vjedhjet, pasi kanë ngjashmëri shumë të mëdha edhe në ADN-në e tyre.

Policia gjeti njolla gjaku në një Mercedes të vjedhur dhe i krahasoi me të dy vëllezërve binjakë nga Shqipëria. Por, nuk arrin të dalë në një konkluzion të qartë, pasi edhe ADN-të e tyre janë pothuajse të ngjashme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button