Disa komuna të Shkupit nesër pa energji elektrike

Pa energji elektrike nesër do të jetë një pjesë e komunave Kisella Vodë, Gazi Babë, Aerodrom, Saraj dhe Gjorçe Petrov, kumtoi QRMK Shkup.

Nga ora 8:30 e deri në orën 12:00 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët nga Draçeva në vendin Reçishte, rr. “Gernika”, ndërsa nga ora 9:00 e deri në orën 11:00 edhe përdoruesit nga Jurumleri, Rasadnik, Lisiçe, Grafohartija, Hloritelna Jurumleri, Vid dhe Vodna Vardar, një pjesë e Lisiçes së Poshtme në komunën Gazi Babë dhe Aerodrom.

Pa energji elektrike nga ora 9:00 e deri në orën 15:00 do të mbeten shfrytëzuesit të rrugës 20 nga numri 45 deri në numrin 65 në Saraj dhe shkollën fillore “Dituria”, ndërsa nga ora 11:00 deri në ora 15:00 konsumatorët nga fshati Matkë e Epërme në komunën e Sarajit.

Nga ora 9:00 e deri në orën 15:00, pa energji elektrike do të mbeten konsumatorët nga rruga “Voin Drashkoci” nr 33 në komunën e Gjorçe Petrovit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button