SHGM bën thirrje për rritje të solidaritetit mes gazetarëve

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë së bashku me ambasadorin e BE-së Aivo Orav kanë prezantuar projektin e BE-së: “Rrjeti i gazetarëve për lirinë e medias”, raporton Portalb.

Kreu i ShGM-së Naser Selmani dhe ambasadori i BE-së Aivo Orav kanë vënë theksin në lirinë e shprehjes dhe kanë garantuar se projekti do të promovojë vlera për të arritur gazetari sa më transparente.

“Liria e shprehjes është komponentë kyçe e demokracisë. Së fundmi Freedom House në raport theksoi rënien e Maqedonisë sa i përket lirive. Kjo situatë duhet të ndryshojë. Ne e dimë se opinioni duhet të jetë i informuar për gjëra me interes të përgjithshëm. Kujtoj se liria e mendimit dhe shprehjes janë të rëndësisë së veçantë”, tha mes tjerash Orav.

Selmani vlerëson se qëllimi i projektit është edhe rritja e solidariteti në mes gazetarit.

“Më 3 maj kishim një shembull që na tregon se si nuk duhet të sillemi kur një gazetar e burgosin. Nuk e kam qëllimin askënd ta kritikojë, por vetëm dua ta shprehë shqetësimin tim. Më 3 maj me rastin e ditës së lirisë së medias organizuam një ngjarje para burgut në “Shuto Orizare” për tu solidarizuar me kolegun tone Zoran Bozhinovski, i cili po akuzohen për raste të ndryshme. Deshëm të tregojmë se liria jonë si gazetarë është pas grilave. Për fat të keq, pjesa më e madhe edhe pse e mbuluan rastin, nuk raportuan asgjë pjesa tjetër edhe ata që raportuan e shtrembëruan rastin. Si gomë u fshi emri i kolegut Bozhinovski. Edhe pse ai ishte qëllimi se pse ne u paraqitëm para burgut. Nuk më vjen keq se disa media e bojkotojnë Shoqatën e gazetarëve, sepse kjo tanimë është lajm i vjetër”, deklaroi Selmani.

Sipas tij, është koha kur duhet ta mbrojmë besimin se në Maqedoni mund të kemi media të lira. Ne si SHGM nuk kemi dilemë se kolegu Bozhinovski e meriton përkrahjen tonë. Bëjë thirrje që të gjithë gazetarët ta bëjnë të njëjtën./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button