Titulli manipulues, senzacionalizëm i panevojshëm

[Recension: Tronditet Maqedonia, Angellov paralajmëron episodin e dytë të lagjes së trimave?!]

Duke mos pasur çfarë t’i ofrojnë opinionit në vetë përmbajtjen e produktin gazetaresk, gazetarët dinë shpesh që me titull ta tërheqin lexuesin. Por, duke e mashtruar atë që të mendojë se produkti gazetaresk do ta vërtetojë atë që është shkruar në titull. Një shembull të tillë na paraqitet edhe në këtë artikull.

download (1)Linku deri te artikulli origjinal: “Tronditet Maqedonia, Angellov paralajmëron episodin e dytë të lagjes së trimave?!

Data dhe koha e publikimit: 29.04.2016

Data e recensionit: 03.05.2016

Produkti gazetaresk që po e recensojmë nis me titull tendencioz: “Tronditet Maqedonia, Angellov paralajmëron episodin e dytë të lagjes së trimave?!”. Mirëpo, i njëjti askund nuk mund të vërtetohet brenda në përmbajtje, që nënkupton se është bërë manipulim i vetëdijshëm me opinionin.

“Kryetari i shoqatës së ”branitellave”, Stojançe Angellov, ka akuzuar liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, se me çdo çmim është duke tentuar që të shkaktojë destabilizim të kontrolluar të Maqedonisë, kësaj radhe përmes OQM-së së Stevçe Jakimovskit. Sipas tij, Gruevski dështoi që të shkaktoj dhunë ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve, kurse tani është në tentim për të nxitur konflikt ndërmjet vetë maqedonasve”.

Prej kësaj kuptojmë se Angellov ngre akuza ndaj ish-kryeministrit, tani kryetar i VMRO DPMNE-së, për nxitje të konfliktit mes maqedonasve, por në asnjë moment nuk thotë se ka gjasa për një ngjarje si ajo e “Kumanovës”.

“Ndryshe Angellov ishte parashikuesi më i saktë i ngjarjeve në Lagjen e Trimave në Kumanovë që ndodhën më 9-10 maj te vitit 2015, ku policia maqedonase u përlesh me grupin e Kumanovës.”

Teksti tenton ta verifikojë atë që e përcjell në titull, duke hedhur paralele se Angellov ishte paralajmërues për atë që ndodhi më 9 maj në Kumanovë, kur policia e Maqedonisë u përlesh me një grup të armatosur. Megjithatë, paralajmërimi i fundit i Angellovit për një “Kumanovë 2” është vetëm një interpretim i gazetarit, sepse ai në prononcimin e fundit flet për konflikt brendamaqedonas, e jo për atë që thuhet në titull. Kjo e ka tërhequr lexuesin për të hyrë në lajm, por jo edhe për ta gjetur të vërtetën. Opinioni publik kërkon që të lexojë informacione të verifikuara, objektive dhe te sakta, e jo komente apo interpretime që plasohen në formë të lajmit.

Si përfundim – titulli duhet të përputhet me tekstin. Titulli nuk duhet të jetë manipulues, sikur në tekstin që po e recensojmë. Nuk mundet në titull të lexojmë diçka diametralisht të kundërt apo të ndryshme me atë që informon lajmi.

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button