Edhe zyrtarisht jo të lirë në sytë e bashkësisë ndërkombëtare

Për çdo ditë partia në pushtet, në bazë të kritereve të cilat vetëm ata i dijnë, maste se sa sekonda kanë përdorur televizionet për “shtrembërimin e tezave të VMRO-DPMNE-së” dhe për “madhërimin e tezave të LSDM-së” dhe e gjithë kjo në momente kur perëndimi e shpalli vendin tonë si jo të lirë. Ky rangim i turpshëm i VMRO-DPMNE-së do të mbetet si dëshmi për periudhën e turpshme në të cilën vendin e bënë jo të lirë, ndërsa funksionarët e partisë, kuptohet, ata të ardhshmit, edhe gjatë kohë në të ardhmen do të duhet t’i sqarojnë komunikatat e arkivuara në mënyrë të rregullt dhe rolin e tyre në atë operacion jokurrizor.

Shkruan: Sead Rizvanoviq

Kur tezën të cilën e përsëritni me vite, në fund fiton edhe konfirmim zyrtar, mund të thuhet se në gjithë këtë vuajtje paraqitet edhe një grimcë e ndjenjës së mirë. Organizata amerikane “Freedom house” pas disa viteve të raporteve të kujdesshme dhe “të turpshme”, më në fund e vendosi lirinë në Maqedoni në vendin që i takon. Në listën me 199 vende të botës, Maqedonia gjendet në vendin e 136-të, që paraqet rënie prej katër vendesh. Sipas raportit të “Freedom house”, vendi ynë prej grupit të vendeve pjesërisht të lira ka rënë në grupin e vendeve jo të lira.

Ashtu është, edhe zyrtarisht në sytë e bashkësisë ndërkombëtare ne jemi jo të lirë, të burgosur në prangat e një grupi të pushtetmbajtësve, i cili e ka kindapuar edhe atë pak demokraci që e kishim që nga pavarësia. Dëshpëruese është ajo se në gjithë Evropën, vetëm Maqedonia, së bashku me Turqinë, Bjellorusinë dhe Rusinë gjendet në grupin e vendeve jo të lira, ndërsa në nivel global vendi ynë është në shoqëri të Bangladeshit, Burundit, Jemenit dhe Zimbabves.

Ajo që është e qartë është se asnjë teori e konspiracionit, asnjë spin i marrë për ndikimin e SOROS-it ose të LSDM-së mbi këto raporte ndërkombëtare tashmë nuk mund ta arsyetojë faktin që VMRO-DPMNE-ja dhe BDI-ja arritën që për dhjetë vite vendin ta fusin në rangun e autokracisë aziatike ose diktaturës afrikane-latino-amerikane.

Mirëpo, përveç qytetarëve që kanë interesa lukrative personale dhe nuk duan ta shohin fotografinë e madhe, për këtë gjendje fajtore është edhe bashkësia ndërkombëtare, e cila me vite “u bën amin” të gjitha shkatërrimeve të lirive në vend. Përmendja në raporte thjesht nuk mjafton, për shkak se bëhet fjalë për vend kandidat për anëtare të Bashkimit Evropian dhe vend që pothuajse është e pranuar në aleancën e NATO-s. BE-ja duheshte të reagojë shumë më herët, t’i ndërpresë farsat me përsëritjen e rekomandimit për fillimin e negociatave me Maqedoninë dhe të thotë në mënyrë të qartë se nuk dëshiron të marrë pjesë në asnjë mënyrë në shkatërrimin e qytetarëve të Maqedonisë.

PREJ MEDIEVE NË PAMFLETE PROPAGANDUESE

BE-ja dhe SHBA-të reagojnë tani, nëpërmjet të raportit të Pribes, dhe nëpërmjet marrëveshjes së Përzhinës, ndoshta nuk është vonë, mirëpo si do që të jetë bëhet fjalë për kohë të humbur të cilën askush nuk mund ta kthejë. Mirëpo, sanksione për politikanët dhe për paratë që i merr pushteti i urritur për kredi patjetër duhej të kishte edhe për mbylljen e perandorisë mediatike të Velija Ramkovskit, dënime duheshte të ketë edhe për rastet e marrjes përsipër të medieve gjatë këtyre viteve dhe shndërrimin e tyre në pamflete propaganduese të pushtetit. Përmendja e rasteve të të burgosurve politikë në mes të Evropës, ngulfatja e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut gjatë këtyre viteve duheshte të efektuohet me presion të fuqishëm mbi dyshen Gruevski-Ahmeti, dhe në atë mënyrë bashkësia ndërkombëtare do ta parandalonte zjarrin që dëshiron ta shuajë tani, mirëpo kësaj radhe stuhia e zjarrit kërcënohet të përhapet në gjithë rajonin, që flet dhe dëshmon për strategjinë shkurtpamëse të Uashingtonit dhe Brukselit, që gjithnjë e më shpesh përfundon me katastrofë.

Në prag të publikimit të “Freedom house”-it, VMRO-DPMNE-ja në pushtet pothuajse për çdo ditë bënte raporte për “monitoringun” e tyre mbi televizionet “24 Vesti” dhe “Telma”, si dhe mbi disa portale. Për çdo ditë partia në pushtet, në bazë të kritereve të cilat vetëm ata i dijnë, maste se sa sekonda kanë përdorur televizionet për “shtrembërimin e tezave të VMRO-DPMNE-së” dhe për “madhërimin e tezave të LSDM-së” dhe e gjithë kjo në momente kur perëndimi e shpalli vendin tonë si jo të lirë. Ky rangim i turpshëm i VMRO-DPMNE-së do të mbetet si dëshmi për periudhën e turpshme në të cilën vendin e bënë jo të lirë, ndërsa funksionarët e partisë, kuptohet, ata të ardhshmit, edhe gjatë kohë në të ardhmen do të duhet t’i sqarojnë komunikata e arkivuara në mënyrë të rregullt dhe rolin e tyre në atë operacion jokurrizor.

Vdekja tepër e dyshimtë e Kosta Kërpaçit, njërit nga personat e amnestuar nga kryetari Ivanov, mirëpo i cili ka qenë i lidhur me portalin proqeveriat “Netpress”, është edhe një pjesë e mozaikut të gjendjes së jolirisë që krijohet në vend. Ivanovi, i cili akoma është nën presion të paparë që ta tërheqë vendimin e tij për amnestimin e bashkëpartiakëve, tani duhet të ballafaqohet edhe me vdekjen e njeriut që gjendet në listën e tij. Ndoshta vdekja e Kërpaçit edhe nuk ka lidhje me amnestinë e Ivanovit, mirëpo definitivisht ka lidhje komunikata e Prokurorisë speciale publike ku thuhet se Kërpaçi është paraqitur vullnetarisht të dëshmojë për prokurorinë dhe ata nuk e kanë të qartë se si Kërpaçi është gjetur në listën e Ivanovit, për shkak se kundër tij nuk është zhvilluar asnjë procedurë hetimore, por ai ka qenë dëshmitar.

AFTËSI E PABESUESHME PËR PAPËRGJEGJËSI

Kur i dëgjoj spinet e trumbetave proqeveritare dhe i vetë përfaqësuesve të pushtetit sa i përket lirisë së medieve dhe lirisë së qytetarëve, ku përdoren argumente absurde për numrin e medieve në Maqedoni, ose parashtrohet pyetja se si në një vend jo të lirë mund të shkruaj kolumna të këtill, ndërmend më vjen edhe një pyetje.

Si kishte mundësi që përfaqësuesit e pushtetit të mbeten gjakftohtë para popullit dhe bashkësisë ndërkombëtare pas publikimit të bombave opozitare. Ndoshta me kalimin e kohës u mësuam me këtë mënyrë të sjelljes, kështu që jotransparenca dhe papërgjegjësia u bënë gjë e zakonshme për ne, mirëpo nuk mund ta paramendoj veten në një situatë të tillë.

Të të kapë dikush hashiqare se si i vjedhësh zgjedhjet, blen place për ndërtim, merr provizione, kurdis gjykatës, ndikon mbi mediet, arrestosh dhe maltretosh njerëz, e pranon se udhëheq politikë të marrë dhe kriminale, dhe pas gjithë kësaj të dalësh sikurse asgjë nuk ka ndodhur dhe para gjithë botës ta përsërisësh se “opozita nuk guxon të dalë në zgjedhje”, ndërsa ti dëshiron “të vazhdosh me reformat”, duhe të kesh problem më të madh se sa fytyrë prej gjoni. Është e qartë se bëhet fjalë për strukturë të veçantë psikike ku nuk ka aspak vend për ndërgjegje, etikë ose moral, unë nuk jam psikiatër, mirëpo besoj se ka definicion të saktë për këtë psikologji të pacipë kriminale.

 

Kjo kolumnë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Kjo kolumnë është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e kolumnës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button