​Gjendje emergjente në Kanada, zjarri vazhdon të zgjerohet

Një gjendje emergjence është deklaruar në provincën e Albertas në Kanada, pasi zjarri që ka përfshirë këtë rajon ka detyruar 88 mijë banorë që të evakuohen nga zona e njohur si Fort McMurray, transmeton 21Media.

Zyrtarët kanë thënë se zjarri i cili po përhapet me shpejtësi mund ta shkatërrojë shumicën e qytetit.

Ky evakuim është më i madhi ndonjëherë në Alberta. Edhe kompanitë e naftës që operojnë në këtë rajon janë detyruar që të ndalojnë furnizimet me derivate, për shkak të rrezikut nga zjarri.

Po ashtu, edhe disa kompani për furnizim me derivate kanë ndaluar punën. Megjithatë, sipas raportimeve, kompanitë nuk janë në trajektoren për nga është nisur zjarri.

Deri tani nuk është raportuar për të vdekur apo të lënduar, por dy gra raportohet të kenë lindur në një qendër për evakuim, ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button