Maqedonia dhe Shqipëria në pozita të njejta

Ashtu siç e kishim paralajmëruar FIFA sapo ka publikuar renditjen më të re për muajin maj, teksa nuk ka pasur asnjë ndryshim sa i përket pozicionit të Reprezentacionit të Maqedonisë dhe Kombëtares së Shqipërisë.

Për shkak të mos zhvillimit të sfidave miqësore në këtë muaj nuk ka pasur asnjë ndryshim në pozicion për asnjë kombëtare. Kështu pra Maqedonia ka mbetur në pozitën e 141, ndërsa Shqipëria lartë në atë të 45-të. Kujtojmë se para “Euro 2016” kuqezinjtë do të zhvillojnë 3 miqësore me Katarin, Ukrainën dhe Kanadanë.

Maqedonia mbetet e 141

Ndërkohë Maqedonia do të kërkojë të përmirësojë renditjen e saj nëse del me rezultat pozitiv nga miqësoret tani më të planifikuara, atë me Azerbajxhanin që do të luhet në Austri me 29 maj, ndërsa me 2 qershor ka planifikuar miqësore me Iranin në Shkup. Duke marrë parasysh se renditja e qershorit do të publikohet me 2 korrik, atëherë renditja e muajit të ardhshëm për Maqedoninë do të bazohet vetëm në ndeshjen ndaj Azerbajxhanit.

Në kreun e listës botërore mbetet Argjentina para Belgjikës dhe Kilit, pasojnë Kolumbia, Gjermania, Spanja, Brazili, Portugalia, Uruguai dhe Anglia. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button