Një vit nga protesta e 5 majit: Përkujtim për brutalitetin policor (FOTO+VIDEO)

Pesë maji i vitit 2015, do të mbahet mend për brutalitetin policor gjatë protestave kur sipas shumë organizatave joqeveritare, policia përdori masë të palejuar të forcës, njofton Portalb.

Martin Neshkovski
Martin Neshkovski

Zaev zbulon materiale për vrasjen e djaloshit 21 vjeçar nga polici Igor Spasovski

Bomba” 29: Kur policia vret dhe hesht! (VIDEO)

Protestat e 5 majit, kanë filluar disa orë pasi që lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në konferencë për shtyp ka publikuar një bisedë telefonike të përgjuar, mes funksionarëve në pushtet në të cilën, dëgjohet se si pushteti e ka fshehur vrasjen e Martin Neshkovskit nga Igor Spasovski, e cila ka ndodhur më 5 qershor të vitit 2011, gjatë kohës së festimit të fitores zgjedhore të VMRO-DPMNE-së.

Në orët e para të protestave, protestuesit kanë arritur që ta thyejnë kordonin policor dhe të arrijnë deri përpara objektit të Qeverisë. Të parët në drejtim të ndërtesës së Qeverisë kanë arritur nëna dhe vëllai i Martin Neshkovskit, ndërkaq bashkë me ta, protestuesit kanë gjuajtur me vezë duke bërtitur “Vrasës!” dhe “Drejtësi për Martinin”.

05.05.2015
05.05.2015

Gjatë orëve të mbrëmjes, filluan grindjet e para dhe përleshjet më të vogla me policinë. Më vonë përleshjet kanë eskaluar dhe policia ka intervenuar kundër protestuesve duke përdorur edhe topa të ujit dhe gaz lotsjellës, transmeton Portalb.

Foto: Vanço Xhambaski
Foto: Vanço Xhambaski, 05.05.2015

Është kryer ndërhyrje e dhunshme në bibliotekën e qytetit “Braqa Milladinovci”. Studentët që kanë qenë duke u përgatitur për provime në orët e vonëta të mbrëmjes janë sulmuar dhe malltretuar.

Epilogu i protestave, sipas informatave të MPB-së ka  qenë, 38 të lënduar dhe mbi 30 persona të burgosur. Shumë organizata joqeveritare kanë vlerësuar se policia ka përdorur brutalitet dhe masë të palejueshme të forcës kundër protestuesve. Ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska dhe ish kryeministri Nikolla Gruevski, e lavdëruan aksionin policor, duke e vlerësuar si profesionale.

“Hjuman rajt voç“ në raportin e saj shkruajti për brutalitetin policor në protestat e 5 majit të viti 2015  ku sipas këtij raporti, është konstatuar se policia ka përdorur forcë të palejueshme ndaj protestuesve, transmeton Portalb.

Organizata nënvizoi se autoritetet në Shkup, duhet të fillojë hetim dhe të ngritin akuza kundër përfaqësuesve të forcave policore që kanë përdorur forcë të palejueshme ndaj protestuesve.

Në lidhje me dënimet që u janë shqiptuar të dënuarve, vlerësohen si shumë të mëdha në bazë të veprës për të cilën janë akuzuar, ndërkaq në lidhje me pjesën e parave ata kanë qenë më të mëdha se vet paga mesatare mujore në Maqedoni. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button