fbpx

Sot inaugurohet ‘Baza e parë e UÇK-së’

Sot, në fshatin Lladoc të Podujevës do të inaugurohet Kompleksi Memorial “Baza e parë e UÇK-së”.

Në vend ku është ndërtuar ky Kompleks ka lindur dhe është rritur heroi i kombit Hakif Zejnullahu.

Shtëpia e babait të Hakifit, Sabit Zejnullahu në Lladoc ishte vendnisja dhe vendtakimi i të gjitha aksioneve që janë kryer nga luftëtarët e UÇK-së të Zonës Operative të Llapit.

Hakif Zejnullahu, ka rënë më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë, së bashku me komandantin e UÇK-së Zahir Pajazitin dhe Edmond Hoxhën.

Këta të tre, së bashku edhe me dëshmorin Ilir Konushevci, do të vijnë nesër të skalitur në bronz.

Inaugurimi i “Bazës së parë të UCK-së” mbahet nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ndërsa ndërtimi i kompleksit është bërë me mjete të Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close