Veseli: Rinia jonë është pasuria më e madhe e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka mbajtur një takim me rininë demokratike të Kosovës, ku ka theksuar se është krenarë dhe mirënjohës ndaj tyre.

‘Unë jam krenar dhe mirënjohës ndaj Rinisë Demokratike të Kosovës e cila ka qenë një burim i pashtershëm energjie e frymëzimi për partinë tonë’, thekson Veseli ndër të tjera.

‘Ai tutje vazhdon duke thënë se ‘Rekomandimi i heqjes së vizave do t’ua mundësojë të rinjve tanë të shkēmbejnë dhe integrohen me rininë e mbarë kontinentit ndërsa anëtarësimi në UEFA dje ua hapi rrugën futbollistëve tanë që të shpërfaqin talentin e tyre kudo në Evropë dhe potenciali i jashtëzakonshëm i saj është një garanci që të mbush me optimizëm për të ardhmen e vendit tonë’, përfundon postimin e tij Veseli në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button