Incident në Kuvendin e Malit të Zi

Në prag të seancës të Parlamentit të Malit të Zi në të cilën duhet të diskutohet për ripërbërjen e Qeverisë dhe shkarkimin e kryeparlamentarit Ranko Krivokapiç, ka ndodhur një incident ku ishin përfshirë deputetët e Frontit Demokratik dhe punonjësit e sigurimit të Kuvendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Deputetët e Frontit Demokratik (FD), të cilat sot u kthyen në parlament pas më shumë se shtatë muajsh bojkoti, nuk kanë lejuar që të kontrollohen nga sigurimi i Kuvendit para se të hyjnë, që shkaktoi konfrontime dhe fyerje mes deputetëve dhe sigurimit, kurse deputetët e DF-së arritën të hynë në Parlament.

Pas kësaj, ata shpalosën një pankartë me mbishkrimin “Liri ose asgjë”, dhe thërrisnin: “Milo hajdut”.

Në sallën e Kuvendit sot vërehet prani e shtuar e sigurisë.

Mbajtja e seancës është e pasigurt, pasi që është anuluar debati rreth projekt-ligjit në Komitetin Legjislativ.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button