Vanhojte krahason Maqedoninë me shtetin nazist

Po. Unë kam parë ish kandidatin e VMRO-DPMNE-së në “kundër protestë” me megafon që mban simbolin nazist, që është e papranueshme. Dhe, është indikacion që kemi të bëjmë më një parti të rrezikshme. Kështu është shprehur ish lehtësuesi, në dialogun e partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, Piter Vanhojte, pas krahasimit të Maqedonisë me propagandën naziste, në debatin e organizuar nga Tribunis Civilis, raporton Portalb.

“Nga momenti që u ndërprenë bisedimet unë thash publikisht, e njoftova edhe Brukselin se kriza do të thellohet edhe më shumë”, tha Vanhojte.

Sipas tij, pa plotësimin e kushteve për zgjedhje dhe zgjidhjen e problemit me vendimin e Ivanovit për abolimin e politikanëve nuk ka gjasa të fillojnë bisedimet.

“Sot është e qartë se cili është problemi, por çështja është si të vijmë deri te zgjidhja e problemit”, theksoi Vanhojte.

Ai porositi që deputetët të kthehen në Kuvend dhe të votojnë anulimin e zgjedhjeve, ndërkaq Ivanov ta tërheq vendimin për abolim dhe t’i kthejë vlerat demokratike dhe sundimin e ligjit./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button