OEMVP në Konferencën e shtatë Ndërkombëtare në Sarajevë

Konferenca e shtatë e investimeve ndërkombëtare “Sarajevo Business Forum (SBF)” që po mbahet nën moton “Një rajon, një ekonomi (One region, one economy)”, filloi sot në Asamblenë Parlamentare të Bosnjë dhe Hercegovinës në Sarajevë, dhe do të vazhdojë edhe nesër.

Gjatë ditës sot, do të diskutohet rreth potencialit që ofron ky rajon dhe mundësitë e bashkimit të tregjeve, si dhe bashkëpunimit me Kinën. Gjatë ditës nesër, ekspertë nga vende të ndryshme do të propozojnë ide dhe sugjerojnë platforma për krijimin e strategjisë së përbashkët të tregëtisë, prodhimit, zhvillimit të turizmit e tjera.

OEMVP e përfaqësuar nga kryetari i saj Nebi Hoxha, gjatë kësaj konference do të shkëmbejë përvoja në fushën e bujqësisë, energjetikës, ndërtimtarisë, turizmit dhe arsimit, si dhe bashkëpunimit me Kinën dhe Dubain.

SBF është një nga ngjarjet më të rëndësishme ekonomike në rajon. Organizatorët e SBF-së, BBI Bank dhe Banka Islamike për Zhvillim (IDB), njoftuan pjesëmarrjen e udhëheqësve eminent rajonal dhe botërorë nga Kina, Indonezia, SHBA, Malezija, Arabisë Saudite, Turqisë e tjera,  si dhe të biznesmenëve nga të gjitha vendet e botës.

Forumi edhe këtë vit, si në vitet e mëparshme, do të veprojë në bazë të parametrave të suksesshme të përcaktuara në konferencën e Davosit. Gjatë viteve të fundit, SBF ka pritur më shumë se një mijë investitorë nga më shumë se 40 vende, ku janë përfaqësuar më shumë se 350 projekte.

Këtë vit “Sarajevo Business Forum (SBF)”, do të ndajë edhe çmimin  “Sarajevo Business Bridge” për sipërmarrësit më të mirë në rajon dhe ditën e dytë do të ndajë shpërblime për biznes planet më të mira studentore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button