Maqedoni, shtrejtohen karburantet

­ Çmimi i benzinës prej sonte në mesnatë rritet për 0,5 denarë, gjegjësisht për një denar, ndërsa dizeli për tre denarë vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).

Gjysmë denari shtrejtohet “eurosuper BS 95” dhe një litër do të kushtojë 62,50 denarë, ndërsa për një denar rritet çmimi i i “eurosuper BS 98” i cili do të shitet për 64,50 denarë për litër. Çmimi i ri për një litër eurodizel dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri është më i lartë për tre denarë dhe do të arrij 47 denarë, gjegjësisht 35,5 denarë.

Rritje prej 1.604 denarë për kilogram, sipas vendimit të KRRE, ka te çmimi me pakicë i mazutit M­1 NC, i cili do të shitet për 18,535 denarë. Mesatarisht, rritja e çmimeve me pakicë e derivateve të naftës, arrin 5,27 për qind. KRRE e solli këtë vendim për ndryshimin e çmimit të derivateve në bazë të çmimit mestar të naftës së papërpunuar në tregun botëror në dy javët e fundit, si dhe kursi i denarit në krahasim me dollarin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button