KE do t’i ofrojë Turqisë lëvizjen pa viza, por me disa kushte

Komisioni Europian do t’i ofrojë Turqisë një marrëveshje me kushte për të udhëtuar pa viza në zonën Schengen. Kështu shkruan BBC që citon burime konfidenciale, transmeton TCH.

Lëvizja është pjesë e marrëveshjes në kuadër të të cilës Turqia ka rënë dakord për të marrë mbrapsht emigrantët që kanë kaluar detin Egje për në Greqi.

Por Turqia duhet ende të plotësojë kriteret e BE-së dhe marrëveshja të aprovohet nga Parlamenti Europian dhe shtetet anëtare. Unioni druhet se pa një marrëveshje për heqjen e vizave, Turqia nuk do ta kontrollojë emigracionin.

Numri i madh i emigrantëve dhe refugjatëve që mbërrijnë në Evropë nga Turqia dhe më parë nga Afrika e Veriut ka shkaktuar një krizë politike në radhët e vendeve anëtare të BE-së. Një njoftim zyrtar nga Komisioni Evropian pritet të jepet ditën e mërkurë.

Në bazë të marrëveshjes BE-Turqi, emigrantët që kanë mbërritur ilegalisht në Greqi që prej 20 marsit pritet të kthehet mbrapsht në Turqi nëse nuk aplikojnë për azil apo nëse apeli i tyre refuzohet.

Për çdo emigrant sirian të kthyer në Turqi, BE do të marrë një tjetër sirian që ka bërë kërkesë legjitime për azil.

Grupet e të drejtave të njeriut vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e marrëveshjes dhe argumentojnë se Turqia nuk është një vend i sigurtë ku të kthehen njerëzit.

Gjithësesi, muajin e kaluar presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk deklaroi se marrëveshja kishte nisur të jepte rezultatet e para

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button