Porosi me rastin e Pashkëve e kryetarit të KOM-it, z.z. Stefanit

Kryetari i Kishës Ortodokse të Maqedonisë, Arqipeshkvi i Ohrit, z.z. Stefani, të gjithë besimtarëve të fesë ortodokse u dërgoi porosi me rastin e Pashkëve – Ringjalljes së Krishtit. “Ringjallja e krishtit është ngjarja më e madhe dhe më e gëzueshme në histori. është çudi mbi çudirat, Dhuratë mbi dhuratat dhe uratë ndaj uaratave. Prandaj të besohet në krisht, do të thotë të besohet në ringjallje”. tha z.z. Stefani.

“Në këtë festë më të madhe, Pashkët, të lutemi, së bashku me shën Klimentin dhe të gjithë shenjtorët e tjerë maqedonas, dhe të kërkojmë nga Zoti bashkim dhe dashuri vëllazërore ndërmjet nesh. Nuk ka ditë më të uruar se Pashkët, kështu që, në emër të Kishës sonë, bëjmë thirrje për unitet dhe paqe në mesin e popullit tonë. Vetëm me besim të sinqertë dhe dashuri të ndërsjelltë, do të mund të përgjigjemi ndaj të gjitha sfidave. Të lutemi, Zoti t’i ndalojë moskuptimet, trazirat dhe luftërat tek ne dhe në mbarë botën, t’i kthejë të zhvendpsurit në shtëpitë e tyre, t’i strehojë ata që vuajnë, dhe çdokund të ringjallen dhe mbisundojnë drejtësia dhe e vërteta”, tha mes tjerash kryetari i KOM-it, z.z. Stefani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button