Policët e lënduar në protesta: Do të vazhdojmë ta mbrojmë rendin dhe qetësinë

Çdokush ka të drejtë të protestojë, por atë duhet ta bëjë në mënyrë të qetë dhe revolta e qytetarëve nuk duhet drejtuar kundër policisë, deklaruan në “10 Minuta” dy policët e lënduar gjatë protestave kundër pushtetit aktual,  Oliver Filipovski dhe Aleksandar Nedellkoviq.

“Pas urdhrave të komandantëve u nisëm për ta shpërndarë masën nga rruga “Dame Gruev” drejt bulevardit “Aradhat Partizane”. Kur filluam ta shpërndajmë, ata u bënë agresivë dhe gjuanin me sende të forta. Unë u lëndova në gju dhe nuk mundesha t’i kryej detyrat e mia. E kisha patjetër të ndahem nga kordoni. Fillimisht ma dhanë ndihmën e parë e pastaj më dërguan në spital”, u shpreh Aleksandar Nedellkoviq.

Filipovski tha se protestuesit duhet ta dinë se policia nuk i mbron vetëm institucionet, por para se gjithash, siç tha ai, policia i mbron qytetarët.

“Profesioni jonë është i tillë. Ne e kemi patjetër t’u përgjigjemi detyrave të eprorëve tonë. Në vend se ne, përgjegjësinë e merr dikush tjetër!”, tha Viktor Filipovski.

Dy javë pas përplasjeve të policisë me protestuesit para selisë së VMRO-DPMNE-së, Filipovski dhe Nedellkoviq nga dje u janë kthyer detyrave të tyre të punës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button