Shkup, qytetarët protestuan para objektit të Prokurorisë Speciale

Përafërsisht 100 persona sot u mblodhën para objekti të Prokurorisë Speciale për të shprehur mbështetje për këtë institucion.

Protesta e sotme ka qenë jo-formale pasi që paraprakisht lëvizja civile #Protestoj ka njoftuar se sot nuk do te mbahet protesta për shkak të festës së pashkëve (nesër festohet E Premtja e Madhe).

Protestuesit vazhduan me thirrje ne mbështetje të PSP-së dhe për dënimin e personave qe i kanë bërë dëm shtetit.

Megjithëse numri i protestuesve ka qenë i vogël, qytetarë të ndryshëm kanë mbajtur fjalime të cilët kanë treguar se përse çdo ditë protestojnë nga ora 18.

Ndonëse vendimi për faljen e politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre nuk është i vetmi për të cilën qytetarët dalin ta shprehin revoltën, por ashtu siç deklaruan ata protestojnë për gjendjen e rëndë ekonomike, diskriminimin në fusha të ndryshme, mos-integrimin e shteti në BE etj.

Për dallim nga ditët e kaluara sot protestuesit nuk kanë marshuar drejt institucioneve të ndryshme as nuk kanë gjuajtur me ngjyrë por kanë qëndruar vetëm para objektit PSP-së.

Protesta kaloi e qetë, ndërkaq lëvizja civile #Protestoj ka njoftuar  se për shkak të festave protesta do të filloj sërish nga dita e martë.

Përndryshe, lëvizja civile #Protestoj disa ditë me radhë ka organizuar protesta kundër vendimit të presidentit Ivanov në lidhje me faljen e 56 politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre që janë nën hetim.

Nga kjo lëvizje i kanë parashtruar 8 kërkesa që protestat të ndalen:

  1. Tërheqjen e menjëhershme të vendimit të presidentit Gjorge Ivanov.
  2. Të jep dorëheqje Ivanov.
  3. Gjykata Kushtetuese të deklarohet për kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale Publike.
  4. Të formohet një departament special në Gjykatën Penale i cili do të jetë kompetente për lëndët që janë nën kompetencën e PSP-së.
  5. Tërheqjen e menjëhershme të datës së mbajtjes së zgjedhjeve më 5 qershor.
  6. Në bisedimet për krizën politike në vend, të kyçet sektori civil.
  7. Bisedimet për zgjidhjen e krizës të bëhet në territorin e Maqedonisë.
  8. Formimin e një qeverie kalimtare e cila do t’i implementojë deri në fund reformat urgjente nga raporti i Pribe-së.

Lëvizja civile ka bërë të ditur se nëse nuk plotësohen këto kërkesa ata do të vazhdojnë me protestat në rrugë, transmeton Portalb.

“Revolucioni laraman’, është emri i protestës në të cilën protestuesit në çdo protestë kanë në shënjestër institucionet dhe objektet e shtetit të cilat i gjuajnë me ngjyrë.

Deri më tani janë gjuajtur me ngjyrë Ministria e Kulturës, Ministria e Drejtësisë, objektet e Shkupit 2014, zyra e presidentit Ivanov, Qeveria e Maqedonisë, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, dy përmendoret në formë luani të cilët gjenden në urën “Goce Dellçev” dhe Ministria e Punëve të jashtme, në shënjestër të protestuesve tanimë disa herë me radhë është edhe objekti i Gjykatës Kushtetuese, por, policia këtë objekt po e ruan mirë dhe po i parandalon protestuesit që t’i afrohen./ Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button