Renova me përmbysje fitoi Mlladostin

Skuadra e Renovës ka shënuar fitore të pritur ndaj ekipit të Mlladost CD, edhe pse në fillim dukej se do të ndodhë befasia. Ndeshja Renova – Mlladosti është luajtur sot shkaku që në stadiumin e qytetit janë nikoqire është edhe skuadra e Shkëndijës.

45 minutat e para të ndeshjes, sollën pesë gola, ku fillimisht Renova e nisi me golin që e shënoi në minutën e 9-të Bunjamin Shabani, ndërsa më pas erdhën dy gola të shpejtë nga Mlladosti që u mendua se do të ketë befasi. Fillimisht barazoi Aleksandar Celeski në minutën e 14-të, ndërsa pesë minuta më vonë Pajazit Saliu i dha epërsi Mlladostit. Por Renova u rikthye me dy gola të tjerë, fillimisht shënoi Xhelil Abdullai, ndërsa nga pika e bardhë ishte i saktë Agron Memedi.

Në pjesën e dytë gjithçka erdhi në vete, Renova arriti të menaxhojë mirë lojën, ndërsa deri në fund edhe një herë u tund rrjeti i mysafirëve, kur Remzifaik Selmani shënoi në minutën e 78-të. Me këtë fitore Renova ka arritur në kuotën e 38 pikëve dhe për një moment do mbetet para Horizont Turnovës, që të shtunën luan ndaj Metalurgut të fundit. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button