Siri, të paktën 17 të vdekur nga bombardimet e avionëve rusë

Të paktën 17 civilë humbën jetën si pasojë e një sulmi të ndërmarrë nga avionët luftarakë rusë në lagjen Kellase të Halepit e cila ndodhet nën kontrollin e opozitarëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i ekpit të Mbrojtjes civile në qytet, Nexhip Ensari në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se avionët rusë kanë bombarduar lagjen Kellase.

Ensari theksoi se në sulm jetën e kanë humbur 17 civilë ndërsa 45 të tjerë janë plagosur. Ai gjithashtu tha se civilë të tjerë kanë mbetur të ngujuar nën rrënojat e shtëpive të shembura nga bombardimet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button