Nëpër sitën e propagandës

[Recension: Ja cila bandë e importuar qëndron prapa Revolucionit laraman të LSDM-së dhe të Zaevit]

Ajo që e dallon këtë tekst nga një veprim profesional, i arsyetuar me argumente për këtë temë është qëllimi i përcaktuar paraprakisht: të ndikohet në mendimin dhe sjelljen e një numri sa më të madh të mundshëm të publikut që të shkaktohet reagim negativ sa i përket proceseve politike.

Kur keni qëllim të përcaktuar paraprakisht, gjithë çka duhet të bëhet është që korniza e atij qëllimi të mbushte me përmbajtje që do ta arsyetojë atë qëllim. Mirëpo, ai veprim nuk është veprim gazetaresk.

04282016-Vecer-KanvasLinku deri te artikulli origjinal: Ja cila bandë e importuar qëndron prapa Revolucionit laraman të LSDM-së dhe të Zaevit

Data dhe koha e publikimit: 25.04.2016

Data e recensionit: 28.04.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

DEMONIZIM I ARMIKUT

Për shkak se teksti që e recensojmë nuk i ka elementet kryesore të gazetarisë së drejtë etike dhe profesionale siç është pala e dytë, neutraliteti politik, gjithëpërfshirja…, na mbetet që ta “kalojmë” nëpër testin për vlerësimin e elementeve propaganduese në të që të konstatojmë se a bëhet fjalë me të vërtetë për propagandë ose jo.

Sita e dytë është veprimi për demonizimin e armkut. Demonizimi ka të bëjë me individët ose grupet që shprehin mendim të ndryshëm nga ai i pushtetit. Prandaj, ata do të prezantohen si demonë, si forca të së keqes, si njerëz që ia kanë shitur shpirtin djallit, si armiq të së mirës së vendit, si mercenarë të huaj dhe bashkëpunëtorë të shërbimeve të huaja, kontrabandistë, narkomanë, dilerë, alkoolistë, homoseksualë, të prishur.

Теksti që e recensojmë është ilustrimi më i mirë i këtij veprimi.

Nga ky veprim, në kombinim me teknikën për përsëritje të vazhdueshme të idesë së njëjtë, sipas parimit Gebelsian: “Nëse thoni një gënjeshtër të madhe dhe e përsëritni atë, njerëzit do të fillojnë të besojnë në të”, pritet të mbisundojë e vërteta e vetëm njërës palë.

Ky tekst, sikurse edhe tezat në të, janë të njëjta me ato të para një viti, kur u paraqit një seri me artikuj në medien e njëjtë edhe atë për temën e njëjtë (Kjo është banda e ekspertëve për grushtshtete që qëndron prapa LSDM-së dhe Zaevit!).

Dhe, kuptohet, sita e fundit e testit të propagandës është – zhvendosja e vëmendjes.

Kjo është teknikë kur vëmendja prej fajtorëve kryesorë, që shkaktojnë një revoltë të caktuar, zhvendoset në tema të tjera. Në këtë rast, te demonët dhe tradhëtarët.

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button