fbpx

Nju Jork: Shkatërrohen dy bandat që terrorizonin , 100 të arrestuar

​Policia e Nju Jorkut ka realizuar një superoperacion, duke goditur dy nga bandat e rrugës më të njohura të kësaj zone dhe rivale mes tyre.

Më shumë se 100 anëtarë të dy bandave që terrorizonin një lagje në Bronx janë arrestuar në orët e para të mëngjesit dhe ndaj tyre priten të ngrohin akuza për vepra të rënda penale si vrasje, grabitje dhe trafik droge.

Në operacion morën pjesë qindra agjentë federalë dhe oficerë të policisë, ndërsa u përdorën dhe hepikopterë kamionë të blinduar.

Autoritetet kishin urdhër arreste për 120 persona. Më shumë se 60 prej tyre pritet të përballet me akuza për krime të dhunshme, duke përfshirë të paktën shtatë vrasje.

Në mesin e të akuzuarve është një shpërndarës droge, i cili ndodhet në burg për vrasjen e një gruaje 92-vjeçare me një plumb qorr.

Sadie Mitchell kishte qenë duke parë televizor në shtëpinë e saj në vitin 2009, kur plumbi ka hyrë nga dritarja e dhomës dhe e ka goditur.

Dy ditë më vonë, policia arrestoi Jamal Blair, 18 vjeç i cili jet onte aty pranë.

Hetuesit thanë se Blair ka pranuar gjatë marrjes në pyetje se kishte qëlluar me pistoletë gjatë një përleshje mes grupeve rivale në lagje.

Ndaj Blair u ngrit padi si anëtar i një bande, e cila kishte vrarë dy persona të tjerë të moshave 15 dhe 18 vjeç gjatë luftës së vazhdueshme terren.

Anëtarët e bandave “Young Gunnerz” dhe “Big Money Bosses” thuhet se kanë terrorizuar zonën për vite me rradhë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close