Mbaron qetë protesta e 14-të (FOTO-VIDEO)

Ka mbaruar edhe protesta e 14 e OJQ-së #Protestoj. Edhe sot, nuk është shënuar ndonjë incident dhe protesta ka qenë e qetë.

Protestat do të vahzhdojnë ditën e nesërme, në vendin e njëjtë, në të njëjtin termin, para Prokurorisë Speciale Publike, ora 18.

20:25- Gazetari i Portalbit në terren njofton se para objektit të Qeverisë janë vendosur portretet e Nikolla Gruevskit dhe Gjorge Ivanovit, të cilat pastaj janë njollosur me ngjyra nga ana e protestuesve.

Protesta 27/04/2016
Protesta 27/04/2016

 

Protesta 27/04/2016
Protesta 27/04/2016

Në ndërkohë protestuesit kanë djegur edhe fotografi të Gruevskit dhe Ivanovit.

Protesta 27/04/2016
Protesta 27/04/2016

20:05- Protestuesit janë nisur drejt objektit të Qeverisë. Protestuesit po marshojnë rrugë pa asnjë incident, raporton Portalb.

Protesta 27/04/2016
Protesta 27/04/2016

19:50- Në urën e quajtur “Liria” protestuesit kanë vendosur transparent ku shkruan “Unë jam Liria dhe kam rrethore prej 200 mijë eurove”.

19:40- Disa protestues kanë vendosur lule para përmendores së Nikolla Karev-it, duke kujtuar kështu 111 vjetorin nga vdekja e tij.

13084272_584579205053106_1314444062_n

19:35- Aktivistë të ndryshëm gjatë fjalimeve të tyre kanë porositur zv/ministrin e punëve të brendshme që mos t’i incizojë protestuesit derisa po i gjuajnë me ngjyrë protestuesit, sepse, sipas tyre ata vetëm po i njollosin institucionet e krimit.

Protesta 27/4/2016
Protesta 27/4/2016

19:17 – Protestuesit vazhdojnë protestën para Kuvendit me thirrje “Poshtë Nikolla”, “Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe” .

19:10 – Protestuesit e lëvizjes civile #Protestoj kanë arritur para Kuvendit të Maqedonisë pa ndonjë incident. Ndryshe nga dje, sot protestuesit kaluan qetë dhe nuk gjuajtën me ngjyrë ndonjë nga institucionet shtetërore.

AAAAAAAAAAAA

A777777

18:52 – Protestuesit tani drejtohen kah Kuvendi i Maqedonisë për të vazhduar protestën.

A4

A3

A2

2a

18:20 – Lëvizja Civile “Protestoj” ka filluar protestën e 14-të me radhë para godinës së PSP-së në Shkup.

Qindra qytetarë tashmë janë mbledhur për të protestuar kundër vendimit të presidentit Ivanov në lidhje me faljen e 56 politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre që janë nën hetim.

Protesta në Shkup - 27.04.2016
#otesta në Shkup – 27.04.2016

A2

Përveç në Shkup, protesta do të ketë edhe në Strumicë, Veles, Ohër, Kërçovë, Kavadar, Manastir, Prilep dhe Radovish, njofton Portalb.

Dje protestuesit ngjyrosën Ministrinë e Drejtësisë dhe Zyrën e presidentit Ivanov.

Nga kjo lëvizje i kanë parashtruar 8 kërkesa që protestat të ndalen:

  1. Tërheqjen e menjëhershme të vendimit të presidentit Gjorge Ivanov.
  2. Të jep dorëheqje Ivanov.
  3. Gjykata Kushtetuese të deklarohet për kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale Publike.
  4. Të formohet një departament special në Gjykatën Penale i cili do të jetë kompetente për lëndët që janë nën kompetencën e PSP-së.
  5. Tërheqjen e menjëhershme të datës së mbajtjes së zgjedhjeve më 5 qershor.
  6. Në bisedimet për krizën politike në vend, të kyçet sektori civil.
  7. Bisedimet për zgjidhjen e krizës të bëhet në territorin e Maqedonisë.
  8. Formimin e një qeverie kalimtare e cila do t’i implementojë deri në fund reformat urgjente nga raporti i Pribe-së.

Lëvizja civile ka bërë të ditur se nëse nuk plotësohen këto kërkesa ata do të vazhdojnë me protestat në rrugë, transmeton Portalb.

“Revolucioni laraman’, është emri i protestës në të cilën protestuesit në çdo protestë kanë në shënjestër institucionet dhe objektet e shtetit të cilat i gjuajnë me ngjyrë.

Deri më tani janë gjuajtur me ngjyrë Ministria e Kulturës, Ministria e Drejtësisë, objektet e Shkupit 2014, zyra e presidentit Ivanov, Qeveria e Maqedonisë, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele si dhe dy përmendoret në formë luani të cilët gjenden në urën “Goce Dellçev”, në shënjestër të protestuesve tanimë disa herë me radhë është edhe objekti i Gjykatës Kushtetuese, ndërkaq deri më tani, policia këtë objekt po e ruan mirë dhe po i parandalon protestuesit që t’i afrohen. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button