Ekspert për gjithçka

[Recension: Shtyrja e zgjedhjeve nuk solli asgjë përveç thellimit të krizës në Maqdoni]

SHUMËSI:

Formë të fjalët e ndryshueshme që paraqet më tepër e një person, send ose kuptim.

Prandaj, një “ekspert” nuk mund të paraqesë “ekspertë”, për shkak se nga ajo që u tha më lartë del se përzierja e tillë e shumësit dhe njëjësit nuk është në frymën e gjuhës letrare. Ky është vetëm një aspekt që e bën teksin problematik. Mangësi më e vogël nuk është as përzgjedhja e bashkëbiseduesit që kualifikohet si еkspert.

 1111Linku deri te artikulli origjinal: Shtyrja e zgjedhjeve nuk solli asgjë përveç thellimit të krizës në Maqdoni

 Data dhe koha e publikimit: 20.04.2016 17:35

 Data e recensionit: 25.04.2016

 Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

 ANSHMËRI SA TË DUASH

 Gabimi i parë:

  1. Nëse thuhet se keni marrë mendime nga ekspertët, atëherë kjo nënkupton qëndrime të së paku dy vetëve, e jo të vetëm një njeriu. Është e paqartë se ngatërrimi i shumësit dhe njëjësit a është rezultat i shpejtimit që të ofrohet një teksti si ky, apo nuk kanë mundur të gjejnë “ekspertë të tjerë kujdestarë” me qëndrim të definuar që më parë për cilëndo qoftë temë politike, ekonomike dhe gjeostrategjike.

“Maqedonia nuk fitoi asgjë me shtyrjen e zgjedhjeve prej 24 prillit për në 5 qershor, vetëm u thellua kriza politike dhe ekonomike, e me këtë edhe kriza e sigurisë, konsiderojnë ekspertët. Sipas tyre…”

Mirëpo, konstatimi i këtillë në fakt, nuk është “sipas tyre”, por “sipas tij”.

Gabimi i dytë:

Është kërkuar mendim nga personi që është “ekspert për gjithçka”, kur duhet të mbrohet qëndrimi i partisë në pushtet. Nëse nuk besoni, shihni vetëm një pjesë të titujve të artikujve ku i është analist kryesor:

Dashtevski: Të gjithë në zgjedhje më 5 qershor, nuk do të lejojmë skenar të Ukrainës

Dashtevski: Do të kishin qeveri kukull në qoftë se opozita vjen në pushtet

Dashtevski: Në pushtet vihet vetëm nëpërmjet zgjedhjeve, e jo me skenare siç dëshiron opozita

“Analizat” e tija të këtilla, pastaj, me gjasë, ia hapën rrugën drejt shërbimit shtetëror si anëtar i freskët i Komisionit për mbrojtjen nga diskriminimi. Domethënë, për çfarë “eksperti” jemi duke folur”? Qartazi të anshëm, do të thonim.

Ndoshta analizat e tij, në rastin konkret, janë korrekte, mirëpo kjo, megjithatë, është skenari më pak i besueshëm, duke pasur parasysh bagazhin e tij të mëparshëm partiak dhe përkatësinë aktuale politike.

Nga e gjithë kjo, bëhet i qartë edhe gabimi i tretë. Një ekspert, një praqitje joobjektie për shkak të angazhimit të tij të mëparshëm “mediatik-politik” dhe ja me automatizëm anshmërinë e gjithë materialit.

Domethënë, vërtetësia është në pikëpyetje për shkak se ka vetëm një burim të informacionit, që rezulton me përmbajtje të varfër, ndërsa anshmëria “shkëlqen” nga të gjitha anët…

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button