U mbajt edhe një takim për masat për ndërtimin e besimit midis Maqedonisë dhe Greqisë

Në Shkup dje u mbajt edhe një raund i bisedimeve për masat për ndërtimin e besimit midis Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë, në bazë të marrëveshjes të arritur nga ana e dy ministrave të punëve të jashtme më 24 korrik të vitit 2015, në kryeqytetin e Maqedonisë.

Ministria greke e Punëve të Jashtme kumtoi se bisedimet janë zhvilluar në atmosferë miqësore dhe konstruktive.

“Temat për të cilat u bisedua kanë përfshirë bashkëpunim midis dy ministrive, dialogun bilateral për çështje lidhur me lidhshmëri/energji, migrim, bashkëpunim në kuadër të IPA 2 dhe Programet TAIEKS, ekonomi, shëndetësi, kulturë, administratë publike, arsim dhe mbrojtje civile”, qëndron në kumtesën e MPJ-së greke.

Në takim u nënshkrua edhe Memorandumi për bashkëpunim midis universiteteve “Shën Apostol Pali” nga Ohri dhe Universiteti i Piresë.

Raundi i ardhshëm i bisedimeve për masat për ndërtimin e besimit do të mbahet në qershor në Athinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button