Ironi pa kripë

[Recension: “Menduh Thaçi si Stojan Andovi, do të “vdes” në Parlament!”]

Kritika “pa kripë” nuk i shkon përshtat profesionit të gazetarisë. Gjithçka që një artikull duhet të ketë për bazë janë argumentet dhe të trajtohet me gjuhën e duhur. Autori nuk guxon të prejudikojë, të vlerësojë dhe të gjykojë sipas pikëpamjeve të tija personale.

Zhurnal - Menduh Thaci si Stojan Andov 1Linku deri te artikulli origjinal: “Menduh Thaçi si Stojan Andovi, do të “vdes” në Parlament!”

Data dhe koha e publikimit: 20.04.2016

Data e recensionit: 20.04.2016

Recensues: Fatlume Dervishi

Të parashikohet “vdekja” e një politikani në postin e deputetit, qoftë ajo edhe e futur në thonjëza dhe e gjithë kjo për të shpotitur lidhur me kohëzgjatjen e detyrës së Menduh Thaçit si deputet, është më shumë se skandal profesional. I gjithë qëllimi i autorit ka qenë të tregojë se Thaçi përgatitet për një mandat të ri të deputetit, aty ku është për shumë vite.

“Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, afro 20 vite qëndron në bankat e Parlamentit të Maqedonisë. Ai këto javë përmes takimeve me qytetarët nëpër qytete të ndryshme të Maqedonisë, përgatitet që të garon edhe për një mandat deputeti.

Dikush, një njohës i rrethanave mbase, një ekspert ose e ngjashme, do të duhet që në vend të autorit të komentonte periudhën e Thaçit si deputet, fjalimet ose mos-fjalimet e tij. Autori ka zgjedhur rrugën më të thjeshtë; ka komentuar vetë.

“Ndryshe, Menduh Thaçi është i angazhuar politikisht në Maqedoni më shumë se 20 vite, ndërsa po aq edhe si deputet në Parlamentin e Maqedonisë ku nuk ka mbajtur thuaj se asnjë debat në foltore.

Në fund, bëhet krahasimi i paralajmëruar në ,por këtu ka një problem; Stojan Andov nuk ka vdekur në parlament, në fakt nuk ka vdekur akoma, prandaj ky krahasim me fjalën “vdes” është i papërshtatshëm. Kjo formë e të informuarit, tregon joseriozitet, keqpërdorim të privilegjit që të jep profesioni dhe përdhosje të besimit të lexuesit.

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button