“#Protestoj”: Pushtetarët e korruptuar falen, diktatura godet kundër qytetarëve

“Me tërbim dhe neveri e pritëm lajmin për arrestimin e Zdravko Saveskit i cili është pjesë e kryesisë së partisë “E Majta”, për shkak të pjesëmarrjes së tij aktive në protestat e dy javëve të kaluara”, reagojnë nga Lëvizja Civile “Protestoj”, njofton Portalb.

“Të rikujtohemi, periudhën e kaluar janë frikësuar dhe janë thirrur në bisedë shumë persona që kanë protestuar! Përderisa pushtetarët e korruptuar falen, diktatura godet kundër atyre që kanë vendosur ta ngrisin zërin e tyre! Është e qartë se regjimi po bie, ndërkaq po mundohet që me të t’i tërheqë edhe të gjithë të tjerët! Zdravko është shoku jonë i rrugëve, i cili ka luajtur rol të rëndësishëm në të gjitha protestat sociale nga vitit 2008 e këndej! Sonte do të jemi në rrugë në mbarë Maqedoninë dhe do të protestojmë kundër zbatimit selektiv të drejtësisë, kundër frikësimit të aktivistëve dhe për Maqedoninë pa të burgosur politik! Sot, përpara Zdravko përpara se të shkoj për bisedë në stacion, e ka shkruar këtë “Bashkëluftëtarë dhe bashkëluftëtare për fitore, AFËR ËSHTË FITORJA! E kemi shkundur regjimit! Por, nuk guxojmë të gjunjëzohemi! Lufta nuk është e mbaruar! Patjetër të dalim masovikisht në protesta. Të shihet se sa është pakënaqësia ndaj këtij regjimi. Dhe jo vetëm të supozohet. LIRA është e shtrenjtë. Dhe patjetër ta meritojmë! Çdo ditë në 6!”. Zdravko, duro! Vijmë për lirinë! Nuk ka liri nuk ka paqe!”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Civile Protestoj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button