Oda Ekonomike: Televizorët e vjetër të dërgohen në qendrat e grumbullimit

“Qytetarët të mos e shesin mbeturinën elektronike për “blejë të vjetra” për 100 denarë, por pa para ta  lënë në qendrat e grumbullimit të komunës së tyre ose ta kthejnë në dyqane gjatë blerjes së pajisjeve të reja”, apelojnë nga Asociacioni për lëndë dytësore dhe recikluese në Odën Ekonomike të Maqedonisë, transmetonPortalb.

Për funksionim më të mirë të kësaj, relativisht fushë e re të ne, Asociacioni, ashtu siç u tha sot në konferencë për shtyp në Odën Ekonomike, kërkon stimulim për reciklim të mbeturinave elektronike, përforcim të kontrolleve të inspektorateve për parandalimin e konkurrencës jo-lojale, por edhe ndryshime ligjore për riprecizimin e dispozitave që më mirë të zbatohet rregullativa në praktikë.

“Përgjegjësinë më të madhe në lidhje me mbetjet elektronike dhe elektrike e kanë prodhuesit, por nuk është detyrë më pak e vogël edhe për tregtarët, por edhe të harxhuesve. Deri më tani marrëveshje për shitje, me mbledhësit kolektiv të mbetjeve, kanë lidhur më shumë se gjysma e prodhimtarëve të regjistruar në vend, nga të cilat janë ndërmarrjet më të mëdha. Te ndërmarrjet më të vogla ka rezistencë, më së shumti për shkak të çmimit që duhet paguar”, theksoi Fana Hristovska nga Asociacioni. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button