Inspektorati Ndërtimor Komunal aksion kundër uzurpimit të hapësirës publike

“Sot në rrugën “Lenin” (vendi përreth lumit Shkumbin), u krye aksioni për largimin nga hapësira e gjelbër, gjësende (pllaka bekatoni), të cilat kishin uzurpuar  hapësirën publike, rrjedhimisht në KP.nr.4136 KO Tetovë 2, pronësi e Republikës së Maqedonisë”, njoftojnë nga Komuna e Tetovës.

Nga atje shtojnë se ky aksion ka filluar në ora 10:00 dhe i njëjti është mbaruar me sukses në orën 12:30.

“I gjithë aksioni është zhvilluar në mënyrën më të mirë dhe pa incidente”, shtojnë nga Komuna e Tetovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button