Nikollovski e akuzoi Agjencinë për zhvillim të bujqësisë për punë joligjore

Zëvendësministri plotësues i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski sot e akuzoi Agjencinë për nxitje të zhvillimit të bujqësisë me seli në Manastir për, siç tha, punën kundërligjore.

Këshilltarit e Agjencisë, deklaroi Nikollovski, kanë dalë në terren sipas direktivës partiake dhe kanë grumbulluar të dhëna nga bujqit për gjendjen e tyre pronësore.

“Drejtori i Agjencisë ka dhënë instruksione me shkrim deri te këshilltarët, jashtë ligjit, të dalin në terren dhe të fillojnë të grumbullojnë të dhëna nga bujqit për gjendjen e përgjithshme të tyre pronësore, duke filluar nga kontaktet personale, numrat e telefonit, çka punojnë, çka prodhojnë, se cilat janë planet e tyre. Me urdhër të drejtorit, këshilltarët i grumbullojnë edhe të gjithë të dhënat për prodhuesit buqjësorë, të lidhura me aplikimet për subvencione bujqësore dhe programe të tjera të qeverisë si dhe për tokë bujqësore me qira”, tha zëvendësministri plotësues, duke treguar dokumente.

Këto të dhëna, shtoi, pastaj keqpërdoren për kërcënime dhe shantazhe të bujqve. Nikollovski apelon, që bujqit të mos u nënshtrohen, siç tha, presioneve të këtilla. “Subvencionet janë masë shtetërore, e jo partiake dhe këto të holla bujqve u janë siguruar me ligj”, potencoi zëvendësministri plotësues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button