“Civil”: Të ndalen arrestimet e aktivistëve!

Qendra për liri “Civil” ka dënuar ashpër arrestimin e anëtarit të partisë “E majta”, dr. Zdravki Saveski, transmeton Portalb.

“Kërkojmë lirimin sa më të shpejtë të Saveskit dhe kërkojnë ndalojnë presionet kundër aktivistëve për të drejta të njeriut dhe kundër shoqërisë civile në përgjithësi. Edhe një herë do të themi, presion dhe veprim kundër një aktivisti ose organizate, paraqet goditje kundër aktivistëve dhe organizatave! Arrestimet patjetër të ndalen!”- qëndron në reagim.

Anëtari i kryesisë së partisë “E Majta”, Zdravko Saveski është thirrur në bisedë informative në stacionin policor “Prolet” në Shkup dhe pastaj është arrestuar.

Siç thuhet në informacionin e partisë e “E Majta”, Saveski “do të dërgohet përpara prokurorit dhe gjykatësit në procedurë paraprake, me kërkesë që t’i shqiptohet masë paraburgimi”./Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button