fbpx

Në Britani thonë se nuk duan të bëhen si Shqipëria

“Shqipëria është një shtet i varfër i Ballkanit, që po përpiqet për të shpëtuar trashëgiminë e komunizmit mizor, krimit dhe korrupsionit. Britania, në të kundërt, është një prej vendeve më të pasura të botës, vendlindja e revolucionit industrial dhe nëna e demokracisë”.

Kështu shkruan “Daily Mail” në një shkrim përmes të cilit e quan qesharak propozimin e paraqitur javën e kaluar nga Michael Gove, Sekretari i Drejtësisë, i cili tha se Shqipëria është një frymëzim për periudhën post-Brexit të Britanisë.

Në Londër kanë nisur të shpalosen billborde me flamurin shqiptar mbi Buckingham Palace. Mbështetësit e qëndrimit të Britanisë në BE shkruajnë: Ata që mbështesin fushatën e daljes nga tregu i përbashkët duan që të jemi si Shqipëria. Seriozisht!”.

Emri i Shqipërisë është bërë kështu objekt talljeje nga britanikët, të cilët e kanë gjetur të pavend deklaratën e Sekretarit të Drejtësisë, Michael Gove. “Daily Mail” e quajti qesharake idenë e tij dhe dërgoi një gazetar në Shqipëri për t’u treguar britanikëve se si gjysma e shqiptarëve jetojnë në varfëri, nën nivelin botëror të saj, me më pak se 5 dollarë në ditë.

“Mos u mërzit se Britania ka 20 herë më shumë njerëz – dhe ata janë mesatarisht pothuajse dhjetë herë më të pasur; në të vërtetë, ekonomia shqiptare është më e vogël se madhësia Tesco-s. Shteti i Ballkanit mbetet më shumë i varur nga ferma të vogla familjare, ndërsa Britania është një qendër kryesore globale financiare. Ky është vizioni që z. Gove shikon përtej Adriatikut, një vizion tërheqës për të ardhmen e Britanisë në qoftë se populli ynë zgjedh për ta braktisur Brukselin në qershor”, vijon “Daily Mail”.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close