Erdogan mesazh përkujtimor për armenët osmanë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, duke theksuar se nuk do të heqin dorë nga përpjekjet që dy popujt fqinjë të cilët kanë një histori të përbashkët dhe tradita të ngjashme të punojnë sëbashku me qëllimin e miqësisë dhe paqes kundër atyre që me shprehje të urrejtjes dhe armiqësisë dëshirojnë t’i largojnë nga njëri-tjetri, raporton Anadolu Agency (AA).

“Me këto mendime, përkujtoj edhe një herë me respekt Armenët Osmanë në botën e përjetshme, si dhe shpreh ngushëllimet për të afërmit e tyre që ndodhen në jetë”- u shpreh Erdoğan.

Presidenti Erdoğan me rastin e meshës përkujtimore për ngjarjet e vitit 1915 të mbajtur në Kishën Patriarkane Armene, “Nëna Maria” në rajonin Kumkapı të Stambollit i ka dërguar mesazh zëvendës Patriarkut të përgjithshëm të Armenëve të Turqisë, Aram Atesyan.

Erdoğan, në mesazhin e tij të lexuar para meshës nga Atesyan transmeton se përshëndet dhe shpreh respektin për qytetarët e mbledhur në Patriarkanën Armene të Stambollit sot për të përkujtuar armenët osmanë që kanë humbur jetën në rrethanat tragjike të Luftës së Parë Botërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button