Mitov: Situata në Republikën e Maqedonisë nuk jep rast për optimizëm

Ministri bullgar i Punëve të Jashtme, Daniel Mitov gjatë takimit në Selanik, kishte takim të shkurtër me korrespodentët e Maqedonisë nga Greqia me çrast u përgjigj në disa pyetje gazetareske, njofton MIA.

Duke e komentuar procesin për arritjen e marrëveshjes për miqësi mes Maqedonisë dhe Bullgarisë tha se të dy vendet kanë arritur deri në një fazë që quhet “kyçe”.

“Ka edhe disa punë të cilat duhet të pastrohen dhe të dakordohen por problemi është që situata politike aktualisht në Republikën e Maqedonisë nuk jep rast për optimizëm dhe se do të mundemi të arrijmë nënshkrimin e asaj marrëveshjeje. Duhet të ketë parlament, duhet të ketë, nënkuptohet, mundësi kur do të nënshkruhet ajo marrëveshje, të jetë legjitime, të ketë mekanizma për zbatim dhe realisht të zbatohet”, tha Mitov dhe shtoi se mes të dy vendeve duhet të formohet atmosferë që nuk do të jep hapësirë për spekulime lidhur me atë se si janë marrëdhëniet e ndërsjella.

Ai përsëriti se Bullgaria dëshiron që Republika e Maqedonisë një ditë të jetë anëtare e BE-së dhe e NATO-s, duke potencuar se Bashkimi Evropian nuk vendos kufij, por ai i tejkalon kufijtë.

Në pyetjen gazetareske nëse mendon se problemi i vetëm për shkak të cilit Maqedonia nuk është anëtare në NATO dhe nuk i ka filluar negociatat me BE-në është vetëm problemi me emrin me Greqinë, shefi i diplomacisë bullgare tha se “problemi me emrin sigurisht është diçka që duhet të vërehet”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button