Shilegov akuzon familjen e Ivanovit për relacione me skandalin e Panamasë

Familja e afërt e Gjorge Ivanovit, personit që bëri abolimin e bandës kriminele, është drejtëpërsëdrejti e lidhur me biznese dhe firma të Panamasë, ka akuzuar zëdhënësi  LSDM-së, Petre Shilegov, transmeton Portalb.

Sipas tij, vëllai Maja Ivanova, Sasho Tonevski, ka lidhje biznesore me firmën  “Lip Korp Panama Siti” nga Panama.

Ai ka paraqitur edhe një dokument në lidhje me akuzën që ka ngre.

“Lil Korp Panama është themelues dhe pronar i firmës “Delfino Travel Ballkans”. Sasho Tonevski, vëllai i Maja Ivanovës, është gjithashti njëri nga pronarët dhe udhëheqësit e firmës “Delfino Travel Ballkans”. Para disa ditësh, në moment kur nisi të shpërndahet skandali me larjen e parave në Panama, “Delfino Travel Ballkans” është fshirë nga Regjistri Qendror”, tha Shilegov duke prezantuar dokumentin para gazetarëve./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button