Dështuan Gostivari dhe Vëllazërimi

Vëllazërimi kishte rast të artë për tu shkëputur në pozitën e dytë, por pësoi disfatë e cila është edhe befasia e javës së 24-të të Ligës së Dytë. Euromilku shënoi dy gola në pjesën e dytë, me çka i dhanë gotike të fortë skuadrës kërçovare që përveç disa gjysmë rasteve nuk arriti të tregojë nivel më të lartë në këtë ndeshje.

Pas ndeshjes është prononcuar trajneri i Vëllazërimit, Xhengis Rexhepi, i cili tha se në edhe përkundër rezultatit, ekipi i tij nuk luajti aq dobët, por në futboll ndodhin këso rezultate

“Pjesa e parë ishte në anën tonë, Euromilku nuk kishte asnjë rast, ndërsa ne tentuam në disa gjysmë raste që të rrezikojmë portën kundërshtare. Pjesa dytë filloi keq për ne, kur pas një gabimi të mbrojtjes u ndëshkuam. U munduam ta kthejmë lojën, por edhe një përgjumje e mbrojtjes nga gjuajtja e lirë bëri që të ndëshkohemi për herë të dytë. U munduam me gjithë forcë të kthehemi, por kundërshtari ishte ai që më shumë e deshi fitoren. Realisht merituam një barazim, por presim paraqitje më të mirë në vazhdim të kampionatit ku na kanë mbetur edhe tri javë.

Nga ana tjetër Gostivari tani me një këmbë është në mesin e ekipeve që do të kërkojë të mbete në Ligën e Dytë përmes balotazhit. Kur deri në fund kanë mbetur tri javë, futbollistët e Mensur Jakupit duhet ti fitojnë të gjitha ndeshjet dhe ekipet kundërshtare të pësojnë po aq fitore, që është matematikë vështirë e realizueshme. Disfata 1:2 nga Pelisteri sipas trajnerit Jakupi nuk është e merituar, por ja që në futboll nuk ndodhin gjithmonë gjërat ashtu sikurse i planifikojnë ata.

Trajneri Mensur Jakupi pas ndeshjes tha: “Disfatë e pa merituar, shënuam herët gol, kishim iniciativë, kundërshtarët barazuan pa ndonjë rast për gol. Pjesën e dytë e filluam mirë, patëm shtyllë dhe disa raste, kur pritej të shënojmë për epërsi, ndodhi e kundërta, kundërshtaret na dënuan. Në ndeshje të këtilla kur fitorja është e domosdoshme, nevojitet fati sportiv i cili sot nuk ishte në anën tonë”.

Tani në Ligën e dytë mbetet lider Pobeda me 41 pikë, pozita e dytë i takon Teteksit me 36 pikë, ndërsa Vëllazërimi është i treti me 35 pikë. Gostivari i parafundit me 27 pikë. /Portalb.mk/

“Skopje” – Makedonija Gj.P  1:1, Gostivari – Pelisteri 1:2, Kozhufi – Pobeda 0:2, Ljubanci – Teteksi 0:1 dhe Vëllazërimi – Euromilku 0:2.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button