Obama, britanikëve: Rrini në BE ose paguajeni çmimin

Presdenti amerikan Barack Obama bëri një deklaratë jo të zakonshme gjatë vizitës së tij në Britaninë e Madhe, lidhur me fushatën që po zhvillohet atje për dalje nga Bashkimi Europian.

Obama ka thënë, të premten, se britanikët duhet të votojnë për të qëndruar në Union, ngaqë ndryshe çmimi që do të paguhet do të jetë i lartë.

Por sipas tij, në fund të fundit, ai ka thënë se u takon atyre që ta vendosin të ardhmen e tyre, transmeton Klan Kosova.

Njeriu më i pushtetshëm në botë këto komente i ka bërë në një konferencë për medie, pas takimit me kryeministrin britanik David Cameron, duke i arsyetuar me “të qenit mik i sinqertë i britankëve”.

Komentet e tij janë në vazhdën e atyre të bëra nga zyrtarë të ndryshëm të SHBA-së, lidhur me këtë çështje.

Britania e Madhe më 23 qershor voton për këtë çështje, por qysh më datën 14 të këtij muaji ka filluar fushata “për dhe kundër” daljes nga Unioni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button