Trajanovski për faljen nga Ivanovi: Jam i pafajshëm

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski duke folur rreth protestave që po organizohen dhe thirrjeve për dalje në këto protesta, theksoi se askujt nuk i është ndaluar e drejta e lirisë së shprehjes, dhe se ata duhet të protestojnë në mënyrë demokratike para institucioneve dhe në rrugë e jo të shqetësojnë familjet e funksionarëve duke shkuar para shtëpive të tyre, njofton TV 21.

Ndërkaq në lidhje me listën e të falurve nga Kryetari i shtetit, Gjorgji Ivanov, Trajanovski theksoi se nuk ka kërkuar të jetë i falur e as nuk do ta pranojë atë, sepse ndjehet i pafajshëm dhe nuk ka kryer ndonjë vepër penale.

“Unë as që kam kërkuar të më falin, as nuk dua të jem i falur por përkundrazi dua që të dëshmojmë që e gjithë kjo është e pavërtetë duke pasur parasysh se plani urbanistik i theksuar, ku unë përmendem si përpilues, e ka sjellë Këshilli i qytetit të Shkupit, ndërsa përpilues është Agjencia për planifikim hapësinor, e përzgjedhur si realizator nga ana e qytetit të Shkupit”, tha Koce Trajanovski, Kryetar i qytetit të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button