Mistura: Bisedimet për paqe vazhdojnë edhe pa opozitën siriane

I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara (KB) për Sirinë, Staffan de Mistura dje në një intervistë për radiotelevizionin zviceran RTS ka thënë se bisedimet e paqes për Sirinë do të vazhdojnë edhe pa opozitën siriane, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pasi opozita siriane vendosi që përkohësisht të largohet nga negociatat në Gjenevë, de Mistura tha se bisedimet do të vazhdojnë me palët që dëshirojnë të marrin pjesë në to.

“Bisedimet e paqes në Siri do të vazhdojnë. Ne nuk mund të lejojmë që ato të ndërpriten. Ne duhet të ripërtërijmë ndalimin e luftimeve dhe të përshpejtojmë shpërndarjen e ndihmave humanitare”, tha i dërguari i posaçëm në pyetjen për rifillimin e negociatave.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button