SHBA përsëri kërkoi nga Ivanov ta tërheqë vendimin për falje

SHBA dje përsëri ka kërkuar nga presidenti Gjorge Ivanov që ta tërheqë vendimin për falje të cilin e solli më 12 prill, sepse shkakton shqetësim dhe pamundësi për organizimin e zgjedhjeve kredibile, shkruan SDK, transmeton Portalb.

Në pyetjen se si e sheh administrate e SHBA-së, ashpërsimin e krizës politike në Maqedoni e cila ka shkaktuar protesta masovike, drejtorja e Stejt Departamentit, Elizabet Trudo tha:

“Ne dhe Bashkimi Evropian e treguam shqetësimin tonë për rëndësinë e zgjedhjeve kredibile në Maqedoni. Koha është e shkurtër. Ka mbetur edhe shumë për t’u bërë”.

Në brifingun e rregullt në Stejt Departamentin ajo është thirrur edhe nga deklaratat paraprake zyrtare të përfaqësuesve të SHBA-së the tha:

“Fuqishëm kërkojmë që presidenti Ivanov ta tërheqë vendimin dhe t’i lejojë Prokurorisë Speciale dhe Gjykatave ta kryejnë punën e tyre”, tranmseton Portalb.

Shumë media botërore pasi që u bë e qartë se do të anulohet takimi i liderëve në Vjenë, tanimë disa ditë shkruajnë se BE-ja, shqyrton mundësinë për sjelljen e sanksioneve ndaj anëtarëve udhëheqës të partisë në pushtet VMRO-DPMNE, duke mos e përjashtuar edhe mundësinë për ndalim të udhëtimit dhe ngrirjen e pronës. Vendim i tillë ende nuk është sjellë, megjithatë qëndron si opsion. Të gjithë 28 vendet anëtare të BE-së, do të duhet njëzëri të pajtohen për t’u sjellë masat e tilla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button