Majlinda Kelmendi nesër pritet me tepih të kuq nga Kryeministri

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa do të shtrojë tepihun e kuq nesër mbrëma për kampionen e Evropës e Botës në Xhudo Majlinda Kelmendi.

Lajmin për Klan Kosovën se Mustafa do të dal në aeroport, për të pritur kthimin e saj nga Rusia ku zuri vendin e parë në garat evropiane, e ka konfirmuar shefja e stafit në kryeministri Vlora Dumoshi.

Ajo ka thënë se shefi i ekzekutivit do të dal aty për të nderuar edhe sportistët tjerë përveç Majlindës e që ishin në Rusi, si dhe trajnerin Driton Kuka.

Megjithatë, ajo nuk ka dhënë detaje të ceremonisë, duke thënë se gjithçka do të dihet nesër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button