Vdes në Tiranë studentja, u gjet e pajetë në banesën me qira

Një studente nga Saranda që studionte në Tiranë është gjetur e pajetë në banesën ku rrinte me qira. 19-vjeçarja banonte në rrugën “Osman Myderizi” në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë, studentja 19-vjeçare, e identifikuar si Mersina Hito, ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

“Më datë 22.04.2016, ora 01:00, në rrugën “Osman Myderizi”, në banesë, ka vdekur shtetasja Mersina Hito, 19 vjeçe banuese në Sarandë, me arsim të lartë në vazhdim (studente). Nga veprimet e kryera rezultoi se shkaku i vdekjes është natyral, pasi vuante nga anemia. Kufoma u dërgua në Morgun e IML, për veprime të mëtejshme. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button