Titulli duhet të përputhet me tekstin, e jo të qëndrojë pezull

[Recension: (FOTO) Politikanët maqedonas në panik i nxjerrin paratë dhe arin jashtë vendit!?]

Теksti në fakt nuk do të tërhiqte vëmendje të madhe, sikur të mos ishte titulli. Artikulli me të vërtetë është i njëanshëm, për shkak se vetëm janë përkthyer informatat nga portalet serbe, pa u dhënë atyre “vlerë të shtuar”. Mirëpo, ajo që, megjithatë e bën atë të përshtatshëm për recension është jovërtetësia ose argumentimi i pamjaftueshëm për ta vërtetuar titullin.

carina zlato i evraLinku deri te artikulli origjinal: (FOTO) Politikanët maqedonas në panik i nxjerrin paratë dhe arin jashtë vendit!?

Data dhe koha e publikimit: 18.04.2016

Data e recensionit: 22.04.2016

Recensues: Vllado Gjorçev

PROBLEM KRYESOR KONSTRUKSIONI I TITULLIT

Artikulli është marrë nga ndonjë portal serb, të cilët dolën me informatë për arin dhe eurot e konfiskuara në kufirin maqedono-serb. Gjatë kontrollimit nëpër mediet serbe, vihet në përfundim se përkthimi është bërë nga portali Kurir.rs, vetëm se në këtë tekst ka titull thjesht informativ: Konfiskim: Doganierët kanë gjetur 99.000 еuro dhe 47 pako me ar. Në tekstin që e recensjomë, titulli është intervenim i redaksisë, pa argumente, dhe pa asnjë vërtetim për spekulimin e tillë në tekst.

Nuk ka asnjë element se bëhet fjalë për politikanë, ndërsa informata keqpërdoret dhe vëndohet në kontekst të gjendjes aktuale politike në vend.

Në artikull, poashtu, nuk mund të shihet se janë bërë përpjekje të kuptohet diçka më tepër, të hulumtohet dhe më në fund të arrihet deri te e vërteta.

Ditët e ardhshme në mediet serbe nuk kishte asnjë informatë për këtë rast, për dallim nga mediet në Maqedoni, të cilat “e përpunonin” tregimin. Megjithatë, edhe ato informata ishin në bazë të spekulimeve, pa burime zyrtare dhe pa argumente.

Маteriali që e recensojmë është ilustruar me fotografi ku shkruan se është nga “Tanjug”-u dhe e njëjta gjendet edhe në mediet serbe, mirëpo nuk është theksuar se a bëhet fjalë për fotografi nga arkivi apo bëhet fjalë për fotografi nga vendi i ngjarjes.

Në tekst mund të vërehet se janë shkelur disa nene të Kodit të gazetarëve, në mesin e të cilave, neni 1 ku thuhet se:

Gazetari ka të drejtë për qasje të lirë deri te të gjitha burimet e informimit, të cilat janë në interes publik.

Gazetari do të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale e as nuk do të falsifikojë dokumente.

Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar.

Saktësia e informatës duhet të vërtetohet sa më shumë që është e mundur.

Është shkelur edhe neni 4:

Gazetari do të cekë burimin e informatave, mirëpo, nëse burimi kërkon që të mbetet anonim, gazetari do ta mbrojë atë.

Është shkelur edhe neni 12, i cili e ndalon plagjiaturën dhe i cili thotë se:

Citatet nuk duhet të shfrytëzohen pa miratimin e burimit ose të autorit.

Mund të përfundohet se teksti e ka marrë (përkthyer) informatën fillestare nga mediet serbe, pa e theksuar këtë. Kjo nuk mjafton për një tekst profesional, ndërsa shkeljet e standardeve janë të dukshme. Megjithatë, shkelja më e madhe është bërë te titulli, i cili është spekulativ, pa argumentim dhe e orienton atë kah një terren tjetër me një informatë të pambështetur.

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button